Tirana fiton me Vllazninë, “ndizet” kampionati

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 27.02.2021, 16:33

Derbi i Shqipërisë fitohet nga Tirana që rihap tërësisht garën e titullit për të tjerët dhe shton ambiciet europiane për vete. Në Loro Borici, vendosën golat e Bathës dhe Cales në suksesin 2-1, me Vllazninë që duket se ka humbur shkëlqimin e fillim kampionatit dhe pavarësisht se do të jetë në krye dhe pas kësaj jave, tanimë kërkohen përgjigje serioze për mungesën e rezultateve në javët e fundit. Pavarësisht golave, ku nisja ishte e vrullshme ajo që solli episodet, ndërsa më pas një lojë e rrezikshme e Tiranës që tregoi se pavarësisht renditjes, ka më tepër kualitete dhe që e meritoi fitoren në këtë përballje. Sfida në fjalë, nisi me një minutë heshtje dhe me një foto me Seit Hysenin dhe Metush Seferin, dy ish-ët bardheblu, të ndarë nga jeta pak ditë më parë.

Vllaznia kaloi e para në epërsi me Dilaver, që shndërroi në gol penalltinë e fituar nga Hoxhaj që në minutë ne tretë. Kundërpërgjigjja e Tiranës ishte shumë e shpejtë me Bathën që shënoi nga goditja e lirë, i ndihmuar edhe nga devijimi i murit. Vllaznia pavarësisht dëshirës nuk kishte qartësinë e duhur për ta ndëshkuar Tiranën, e cila në fillim të pjesës së dytë shënoi golin e fitores me Cale, i shërbyer nga Seferi. Edhe pas këtij momenti rastet më të pastra i pati Tirana, që nuk i shfrytëzoi si duhet kundërsulmet për të marrë një rezultat më të thellë. Vllaznia duket se ishte e pafuqishme për të reaguar dhe rrezikuar seriozisht dhe kjo humbje në derbi tashmë komplikon së tepërmi rrugën e titullit për shkodranët, që prej javësh nuk po dalin dot në lojën e tyre, ndërsa për Tiranën një fitore që mund të kthejë në shinat e duhura sezonin, aq më tepër që erdhi në derbin e Shqipërisë.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit