Një aksident i frikshëm ka ndodhur ditën e djeshme në Itali, ku një shqiptar ka përplasur një bashkatdhetar në hyrje të një karburanti në Chiari, Castelcovati. Sipas mediave italiane, ngjarja ndodhi pas një sherri me grushta mes dy shqiptarëve përkatësisht të moshës 22 dhe 36 vjeç. Pas sherrit njëri nga shqiptarët hipi në makinë dhe iu sul ta shtypte tjetrin. Sapo njëri nga shqiptarët po kalonte në hyrje të karburantit, ai që po e ndiqte me makinë i ka dhënë gaz dhe e ka përplasur me forcë duke e fluturuar në ajër për disa metra.
Menjëherë pas ngjarjes u lajmërua ambulanca dhe një helikopter shpëtimi, me të cilin i plagosuri u transportua në spital. Gjendja e tij paraqitej e qëndrueshme dhe jashtë rrezikut për jetën.
Burimi: primabrescia.it|Përktheu dhe Përshtati: JOQ Albania