Këshilli i Lartë i Prokurorisë “gostit” Dulakët me 170 milionë, edhe pse ofruan shifrën më të lartë

Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 02.03.2021, 22:22

Është e habitshme për një mendje normale, por rezulton se edhe Këshilli i Lartë i Prokurorisë nuk mbetet pas institucioneve të tjera të cilat organizojnë tendera të dyshimtë. Rezulton se ky institucion që ka si kryetar Gent Ibrahimin, ka organizuar një tender me numër reference REF-84456-01-21-2021 dhe me objekt “Blerje automjete për Këshillin e Lartë të Prokurorisë”.

Duke vështruar procedurën e tenderit, shikohen dy momente të dyshimta. Së pari, në të kanë marrë pjesë vetëm dy kompani, nga të cilat është përzgjedhur si fituese firma që ka dhënë shifrën më të lartë, në një kohë që duhet të ndodhte e kundërta.

Rezulton se kanë marrë pjesë dy kompani, “CLASSIC” sh.p.k., me vlerë të ofruar 13,800,000 lekë të reja pa TVSH dhe “ALBANIA MOTOR COMPANY” sh.p.k., me vlerë të ofruar 14,090,000 lekë të reja pa TVSH. Pikërisht kjo e fundit me vlerë më të lartë, është shpallur për habi edhe fituesja, me pretendimin se firma tjetër nuk plotësonte kriteret.

“ALBANIA MOTOR COMPANY” rezulton të jetë në pronësi të vëllezërve Artan, Adrian dhe Genci Dulaku. Elementi i dytë i dyshimtë është gjithashtu edhe diferenca qesharake ndërmjet vlerës fituese dhe fondit limit të tenderit. Rezulton se vlera fituese e kompanisë “ALBANIA MOTOR COMPANY” është sa 99.97% e fondit limit. Kjo shifër në këto nivele kuptohet qartë që nuk ka nevojë për koment.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit