Nuk ndalet ”leku” te ujësjellësat, 2.5 miliardë për përmirësime në Vlorë firmës që garoi e vetme

Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 04.03.2021, 22:30

Kohët e fundit rezulton se po qarkullojnë miliardë lekë nga paratë e shtetit për tendera me tematikë përmirësimi apo rregullimi infrastrukture tek ujësjellës të ndryshëm në vend. Sigurisht nuk mund të mungonte këtu as ujësjellësi i Vlorës.

Ky institucion ka organizuar një tender me numër reference REF-83629-01-05-2021 dhe me objekt ““Përmirësime të sistemit me ujë në lagjet ish-fabrika e Çimentos Partizani-Karabash, dhe rindërtimi i ujësjellësit në Babicë të vogël, njësia administrative Qëndër Vlorë”, me fond limit 207,270,868 lekë të reja pa TVSH. Për habi rezulton se në garë ka marrë pjesë vetëm fituesi.

Më konkretisht bashkimi i operatorëve ekonomikë "AGBES CONSTRUKSION"shpk dhe “LALA” shpk. Vlera e ofruar prej tyre është thuajse identike me atë të fondit limit, ose sa 98.44% e tij, konkretisht 204,045,754 lekë te reja pa TVSH ose rreth 2.5 miliardë lekë të vjetra me TVSH. Natyrisht duke mos patur asnjë konkurrent tjetër, ky bashkim operatorësh është shpallur edhe fitues.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit