Skandal te Pediatria e Elbasanit! Qytetari: Jeta e pacientëve në rrezik për shkak të punimeve

Shkruar nga: N Hoxha | Publikuar më: 08.03.2021, 21:11

Zgjedhjet po afrojnë dhe "zhurma" e qeverisë se po punon për hallet e shqiptarëve ka vazhduar të kumbojë edhe më shumë. Pak ditë më parë kryeministri Edi Rama inspektoi punimet që po bëhen në Pediatrinë e Elbasanit. Ndërkohë, një qytetar ka shkruar i shqetësuar në redaksinë JOQ Albania në lidhje me kushtet në të cilat po kryhen punimet, ku në jo pak raste vihet në rrezik edhe jeta e vetë punëtorëve. Gjithashtu Spitali vazhdon të presë pacientë dhe disa prej tyre janë të shtruar, ndërsa në krahun tjetër punimet vijojnë pa u ndalur. Siç shprehet edhe qytetari, kjo është shumë e rrezikshme për pacientët, pasi mund të dëmtohen nga momenti në moment në rast aksidenti gjatë punës.

Mesazhi i mbërritur:

Pershendetje JOQ Doja të denoncoja një rast tek pediatria Elbasan. Ky është spitali që inspektoi kryeministri para pak ditësh. Ju lutem shikojeni se çfar bën qeveria vetëm për të mare vota po gënnje popullin e vet që gjasma po bëjmë punë duke i vënë në rrezik jetën. Shikojeni se me çfar kushtesh po bëhen punime pa respektuar anjë nga masat e sigurimit teknik apo fizik. Nuk e di si bëhen punime duke i ndarë me kate apo me dhoma ? Duke mos llogaritur më zhurmën apo ndotjen që është bërë. Sot dergova djalin për vizitë me zonjën time edhe për mos krijuar grumbullim njerëzish po i prisja tek makina. Edhe sapo pash se çfar ndodhte direkt e telefonova që të ikim nga këtu se nuk i dihet se çfar na gjen. I bëj thirrje qytetareve të Elbasanit që mos i dërgoni fëmijët tek spitali pediatrik se nuk e kan jetën e sigurte nga firma ndërtuese. Zoti i ruajt ata që ndodhen brënda në ate spital gjithashtu edhe punëtorët e ndërtimit !!! Ne katin ku ndertohet jane dritarer e hequra. Shikojeni edhe vinçin qe perplaset neper dritre qe jan me paciente. Ne te njejten godine qe behen punime apo aty ka edhe te shtruar.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit