Mbrëmja e sotme përcaktoi dhe skuadrën e radhës që preu biletën për në çerekfinalet e Champions League. Liverpool arriti të mposhtte në ndeshjen e kthimit RB Leipzig me rezultat të përgjthshëm 4-0. Pas triumfit 2-0 në Gjermani, Liverpool arriti të fitonte me po të njëjtin rezultat edhe në Angli. Golat u shënuan në pjesën e dytë gjatë 20 minutave të fundit të ndeshjes. Në minutën e 71-të, Mohamed Salah gjeti rrjetën, ndërsa tre minuta më vonë Sadio Mane shënoi golin e dytë për të "Kuqtë".