Ish kampioni i botës së peshave të mesme 'Marvelous' Marvin Hagler ka vdekur në moshën 66 vjeç. Amerikani e mbizotëroi kategorinë e mesme nga viti 1979 deri kur pësoi humbje nga Sugar Ray Leonard në prill të vitit 1987. Lajmi i vdekjes së tij u njoftua nga bashkëshortja Kay Hagler e cila shkroi në faqen zyrtare të Marvelous Marvin Hagler Fan Club në Facebook:
Hagler u tërhoq nga boksi në qershor 1988, me një rekord prej 62 fitoreve, dy barazimeve dhe tri humbjeve gjatë karrierës së vet profesionale që zgjati 14 vjet. Hagler e mbrojti titullin e suksesshëm plot 12 herë dhe e fitoi në mënyrë të famshme luftën klasike të njohur si “Lufta” kur e mposhti Thomas Hearnsin në prill të vitit 1985. “International Boxing Hall of Fame” e cilësonte atë prej kohësh, si një nga boksierët më të mirë të të gjitha kohërave.
FOREVER MARVELOUS⭐
Rest in peace middleweight legend Marvin Hagler🕊 pic.twitter.com/Fa2mUUZVxD
— Sky Sports Boxing (@SkySportsBoxing) March 14, 2021