Ashtu siç ishte paralajmëruar, ndodhi. Zlatan Ibrahimovic rikthehet në kombëtaren suedeze pas pothuajse pesë vitesh mungesë. Ai është është thirrur nga Suedia për kualifikimet e Kupës së Botës kundër Kosovës dhe Gjeorgjisë, duke i hapur rrugën që ai të luajë në Euro 2020 këtë vit. Sulmuesi i Milanit nuk ka luajtur për vendin e tij që kur u tërhoq nga futbolli ndërkombëtar pas finaleve të Euro 2016, por ai kohët e fundit zhvilloi bisedime me trajnerin suedez Janne Andersson për një rikthim. Askush nuk e vlerëson Ibrahimoviç aq shumë sa ai e vlerëson veten e tij, por 39-vjeçari është shënuesi rekord i Suedisë me 62 gola ndërkombëtarë dhe forma e tij në Serie A këtë sezon ka qenë e jashtëzakonshme, me 14 gola në po aq ndeshje.
Gjithashtu, lajmin e ka konfirmuar dhe vetë sulmuesi i Milanit në rrjetet sociale. “Rikthimi i Zotit”, shkruan ai krahas një fotoje me fanellën e Suedisë.
The return of the God @svenskfotboll pic.twitter.com/hQThIdWRY0
— Zlatan Ibrahimović (@Ibra_official) March 16, 2021