Armando Sadiku është bërë futbollisti i parë shqiptar që luan në kompeticionin më të rëndësishëm për klubet në Amerikën e Jugut. Ai u fut në fushë si zëvendësues në minutën e 69-të në sfidën mes Bolivar-Wanderers. Bolivianët arritën të fitonin me rezultatin e thellë 5-0 duke rikuperuar kështu humbjen 1-0 në ndeshjen e parë. Me këtë fitore bolivianët u kualifikuan në raundin tjetër të fazës paraeliminatore dhe me shumë mundësi do të kenë përballë kolumbianët e Junior, ndeshje e vlfeshme për fazën tjetër në grupet e Copa Libertadores. Aktivizimi i Sadikut mori vëmendje edhe në mediat argjentinase, ndonëse luajti pak minuta. Sulmuesi shqiptar iu afrua golit, pasi në minutën e 76-të goditi shtyllën, por anësori kishte ngritur flamurin për për pozicion jashtë loje. Debutimi i Sadikut me Bolivar në Copa Libertadores ishte një hap i rëndësishëm për të.