Kush është Curri? Oligarku i Ndërtimit që ka gllabëruar 15 MILIARDË LEKË pasi u bë “shok” me Ramën

Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 19.03.2021, 18:44

Oligarkët e Ndërtimit janë ata që pastrojnë miliarda lekë nëpërmjet kompanive të tyre dhe njëkohësisht ata që përfitojnë më shumë nga Buxheti i Shtetit që drejtpërdrejt fryhet nga taksat e shqiptarëve. Shpeshherë shohim përplasje “midis të fortësh” në procedurat e tenderimeve publike, por janë pikërisht ata me lidhjet më të forta që shpallen fitues në tendera të caktuar, varet si i kanë rregulluar pazaret.

Sot do të flasim pikërisht për një kompani, të cilën, personat e kësaj fushe e njohin mirë vlerën e përfituar ndër vite nga paratë publike dhe mënyrat e përfitimit të tyre. Bëhet fjalë pikërisht për CURRI shpk të Faik Currit, e cila ditën e djeshme është shpallur fituese e një tenderi me vlerë mbi 7.7 MILIARD LEKË nga kryebashkiaku i Pogradecit Ilir Xhangolli për “Ndërtimin e ujësjellësit rajonal Çërravë & Dardhas-Burimet e Gurrasit”.

Në tenderin me Procedurë të Hapur ka marrë pjesë vetëm kompania e Currit e cila është shpallur fituese me një vlerë vetëm 870 mijë lekë më pak se Fondi Limit dhe është shënuar me FLAMUR TË KUQ për Mungesë Konkurrence.

(REDFLAGS MUND T'I SHIKONI DUKE KLIKUAR KËTË LINK)

Faik Curri ka përfituar një numër të vogël tenderash në shkelje, por me një shifër të frikshme kundër ligjit të PP. Vlera e Fondit Limit të tenderave me flamuj të kuq që ka përfituar CURRI SHPK kap rreth 15 MILIARD LEKË!!!

Në rang lokal, Curri ka përfituar 19 MILIARD LEKË për 14 tendera nga bashkitë e vendit.

1.6 MILIARD LEKË në sektorin e Shëndetësisë nga Drejtoria e Shërbimit Spitalor Kukës.

4.1 MILIARD nga kompanitë shtetërore të vendit.

Përfitues i disa MILIARDAVE LEKË nga FSHZH i Dritan Agollit.

Rikujtojmë se Curri ka qenë një nga kritikët më të mëdhenj publikë ndaj Ramës kur i ankohej se e kishin përjashtuar pa të drejtë nga procedurat e prokurimeve publike dhe ishin favorizuar të tjerë. Që pas atij momenti, Curri u kthye në një nga përfituesit më të mëdhenj të tenderave publikë dhe nuk ka patur më rastin ta kritikojë Ramën në sy të të gjithë Shqipërisë.

Lidhjet e kësaj kompanie me pushtetin dhe favorizimet në procedurat e tenderimeve publike do i publikojmë në ditët në vijim.


Çudirat e ARRSH/ Ergys Verdho i jep 1,8 miliardë firmës “CURRI” që ofroi vetëm 260 mijë lekë më pak se fondi limit

Dikur biznesmeni i djathtë i "bilbiloste" kundër, Rama i mbyll gojën Currit me 1.7 miliardë lekë

*Shënim I: Pjesët e nënvizuara në tekst me ngjyrë të kuqe, janë hiperlinke që të drejtojnë në faqe të tjera, informacione shtesë, shpjeguese në lidhje me lajmin*

© 2021 JOQ ALBANIA Të gjitha të drejtat e rezervuara

Ky artikull është ekskluziv i JOQ ALBANIA, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to". Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar JOQ ALBANIA dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit