Blendit “i çmendet gonxhja”, i jep tenderin 534 milionë firmës me kapital 1 milion

Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 19.03.2021, 21:52

E nxorre kokën prapë mo Blendi? Për disa kohë drejtori i Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor kishte ndejtur disi në hije përsa i përket tenderave abuzues. Por si duket tashmë pilafi nuk mbante më ujë dhe opa… Blendi Gonxhja, i cili varet direkt nga ministria e drejtuar nga Balluku, ka organizuar një tender që mban erë nga cilado pjesë ta kapësh.

E fillojmë nga motivi i tenderit. Objejti i tij është “Ri-inxhinierim i Kontrollit Teknik për shërbimin e kolaudimit të mjeteve motorrike”. Mos u shqetësoni, pasi ka përdorur këtë term thjesht për t’ju hedhur hi syve. Thelbi është që kërkon të krijojë një program të ri për të kaluar të dhënat nga SGS të cilës i përfundoi koncensioni i kolaudimit, tek drejtoria e tij. Për këtë sipas Blendit nevojiten plot 534 milionë lekë të vjetra përfshirë TVSH.

Le të dalim te çudia e dytë. E gjeni dot se sa firma kanë marrë pjesë në tender? 10? 20? 30? Hë tani, përpiquni pak? 50? Jo more miq, jo. Plot… 1 firmë. Lot ë? Po, ujëvarë madje. Në tender ka garuar vetëm një firmë e cila domosdo është shpallur edhe fituese. Bëhet fjalë për VELMAR ALBANIA në pronësi të Artur Zenelit.

Tani vjen çudia e tretë. Firma fituese ka ofruar po aq sa fondi limit i tenderit. Madje për të qenë më të saktë, vlera fituese është sa 99.83%. Prisni se ka prapë. Ja dhe çudia e katërt. E dini sa e ka kapitalin firma që Gonxhja i ka dhënë këto 534 milionë lekë? Jo? Ja se po ua themi ne. E ka vetëm 1 milionë lekë të vjetra. Pra kjo firmë ka fituar një tender që ka një vlerë 534 herë më të lartë. Epo ç’të themi më miq? Në fakt mund të themi që jemi në pritje të SPAK që të hetojë, por siç dihet kjo nuk ka për të ndodhur ndonjëherë. I gëzofsh milionat shtesë pra Blendi!

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit