Qindra turistë u afruan ditën e djeshme pranë kraterit të vullkanit që shpërthente në Rejkjavik të Islandës, fenomen ky që ndodh njëherë në 6000 vjet. Turistët u afruan në magmë dhe madje nisën të piqnin salsiçe në temperaturat e larta të llavës. Ky fenomen, që njerëzit t’i afroheshin kaq shumë dukurisë së rrallë u kritikua nga shumë persona në rrjetet sociale.
Ekskluzivisht për redaksinë tonë ka mbërritur një foto tejet e veçantë, ku prezent ka qenë dhe një shqiptar nga Kukësi i cili ka shkrepur foton e rrallë pranë vullkanit. Ai ka vendosur ta ndajë këtë moment të veçantë me ndjekësit e JOQ duke i përshëndetur.