Ronaldo dhe Dybala drejt largimit/ Emrat e tyre mungojnë në listën e 5 lojtarëve të paprekshëm të Juventusit

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 23.03.2021, 23:11

Në listën e publikuar së fundmi me 5 lojtarët e paprekshëm të Juventusit të cilët nuk janë në shitje për këtë verë, bie në sy mungesa e Cristiano Ronaldos. Ky i fundit tashmë nuk konsiderohet më i “paprekshëm” në skuadrën e Juventusit. Pas disfatave të njëpasnjëshme që ekipi po kalon, drejtuesit janë duke shqyrtuar hipoteza të ndryshme në lidhje me rindërtimin e skuadrës me qëllim arritjen e sukseseve në të ardhmen.

Bianconerët janë duke menduar që të “rinojnë” ekipin e tyre me lojtarë të rinjë në moshë, duke larguar veteranët nga ekipi. Në edicionin e sotëm të La Gazzetta dello Sport raportohet se janë vetëm pesë lojtarë të Zonjës së Vjetër, të cilët janë të paprekshëm nga tregu i transferimeve. Ata janë Federico Chiesa, Dejan Kulusevski, Matthijs de Ligt, Arthur dhe Danilo.

Të gjithë të tjerët janë në dispozicion për “t’u shitur” për çmimin e duhur apo janë pranë përfundimit të karrierës, si Giorgio Chiellini dhe Gianluigi Buffon. Edhe pse Fabio Paratici vazhdon të thotë se Ronaldo është pjesë e planeve të Juves, rroga e tij prej mbi 30 milionë euro në vit është një problem tejet serioz për buxhetin e ekipit. Ndërkohë, Paulo Dybala i cili ka luajtur shumë pak këtë sezon dhe ka kontratë deri në vitin 2022, mund të shitet për të përfituar fonde.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit