Ekskluzive/ Rrëfehet HEROI i ditës që shpëtoi një jetë: Jam punëtor vetë, shpëtova një punëtor tjetër

Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 28.03.2021, 11:04

Në orët e para të mëngjesit të sotëm në redaksinë e JOQ Albania erdhi një raportim i pazakontë. Një gjest heroik, ku protagonisti ishte një djalë i cili i kishte shpëtuar jetën një punëtori të thjeshtë në një kabinë që ishte përfshirë nga flakët tek ish-Sheshi Shqiponja pranë Doganës. Brenda kishte mbetur një punëtor të cilit i erdhi në ndihmë heroi i ditës. “Një çun shkoi me vrap dhe e nxori nga dritarja e kabinës ndërkohë atij punëtorit i kishte marrë flakë këmba ose xhupi”-ishin raportimet e para të dëshmitarëve që kishin parë të gjithë skenën e ngjarjes.

Kalimtarë të rastit kishin bërë dhe foto për të dëshmuar rastin, i cili pasi u bë publik në kërkim të identitetit të heroit të paidentifikuar, erdhi reagimi i parë nga ai vetë. I riu me inicialet H.G, rrëfeu për JOQ se ishte duke shkuar në punë me biçikletë dhe nuk mund të qëndronte indiferent para një jete njerëzore, duke hyrë në kabinë duke e mbajtur nga shpatullat për ta nxjerrë jashtë.

Në momentin kur gazetarët e tanë i kërkuan të bëhej publik në mënyrë që familja e punëtorit të mund ta falenderojnë për gjestin heroik, ai u shpreh me fjalët modeste: Jam punëtor vetë dhe shpëtova një punëtor tjetër.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit