Conor McGregor thotë se përballja e tij e tretë me Dustin Poirier është gati pasi data është konfirmuar dhe tifozëve u mbetet vetëm të presin rikthimin e tij në UFC. Poirier nënshkroi zyrtarisht kontratën e tij për t'u ndeshur me McGregor për herë të tretë natën e kaluar, sipas reporterit të ESPN Ariel Helwani. Dhe ditën e sotme të njëjtën gjë ka bërë edhe McGregor i cili shkroi në Twitter se përballja mes tyre do të zhvillohet me 10 korrik.
The fight is booked! July 10th you’re gonna see what the Mac is about. Adjust and absolutely fucking destroy! #BilliStrut pic.twitter.com/bdFlGyN3i1
— Conor McGregor (@TheNotoriousMMA) April 3, 2021
McGregor, i cili i ka 22 fitore dhe 5 humbje në karrierë, është në kërkim të fitores së parë që prej janarit 2020, ndërsa Poirier është i pamposhtur që prej disfatës kundër Khabib Nurmagomedov më 2019. Poirier i ka 27 fitore dhe 6 humbje në karrierë. Ylli amerikan mundi McGregor në UFC 257 në janar në një përsëritje të përplasjes së tyre të peshave të lehta 2014. Ndërsa irlandezi mundi Poirier në raundin e parë në UFC 178.
Burimi:sportbible Përktheu dhe përshtati:JOQ ALBANIA