Pak ditë më parë, publikuam një tender që mund ta cilësojmë me ironi si “komik” pasi konstatuam se oligarkët e mëdhenj të vendit kanë nisur të bashkojnë forcat me militantë të PD dhe kështu përfitojnë së bashku para nga Buxheti i Shtetit. I thonë jo pak, por gati gjysmë miliard lekë të dhëna nga Arben Zenelaj i Traumës, për Lotin 2 të tenderit me objekt: Realizim punimesh për rikonstruksionin e ambienteve (Godina tre katëshe e Sëmundjeve të brendshme dhe depo e ujit) në SUT – Loti 2: “Ndërtimi i Depos së Ujit në SUT”, për Bashkim Ulajn dhe militantin e PD, Elton Doskut.
ELTON DOSKU | BASHKIM ULAJ
Ulaj dhe Dosku u shpallën fitues të tenderit 422 MILION LEKË PA TVSH me REDFLAG për Mungesë Konkurrence më 24 Mars teksa historia e përfitimit të kompanisë të Ulajt, 4 AM nuk mbyllet me këtë tender të papërfillshëm për drejtuesin e kompanisë.
Ironikja është se vetëm pak ditë më pas, ekzaktësisht më 7 Prill, Ulaj shpallet fitues i Lotit të parë të këtij tenderi me vlerë 2.8 MILIARD LEKË PA TVSH, teksa të gjitha kompanitë e tjera pjesëmarrëse kanë dhënë ofertë me vlerë totale ekonomike 0 vetëm për të respektuar parimin e konkurrencës në prokurimet publike, teksa kanë vetëshpallur fitues të paracaktuar kompaninë e Baç Ulajt.
Tenderi nuk është shënuar me REDFLAG vetëm për shkak të këtij nderi që “ELDA-VL” Shpk, “ADR TRANS” Shpk dhe “Eduart Çela” Shpk i bënë oligarkut Ulaj.
Skandaloze e për të vënë duart në kokë fakti se si paratë publike u shpërndahen në këtë lloj forme, pas asnjë monitorim për shkelje rregullash të paracaktuara për një klient të qeverisë. Për kompaninë e Ulajt dhe historikun e gjatë të përfitimit nga paratë e taksapaguesve shqiptarë ka shumë për të shkruar, por detajet e tjera do t’jua bëjmë të ditur dhe transparente ditët në vijim.
BASHKIM ULAJ | EDI RAMA | ARBEN ZENELAJ
*Shënim I: Pjesët e nënvizuara në tekst me ngjyrë të kuqe, janë hiperlinke që të drejtojnë në faqe të tjera, informacione shtesë, shpjeguese në lidhje me lajmin*
© 2021 JOQ ALBANIA Të gjitha të drejtat e rezervuara
Ky artikull është ekskluziv i JOQ ALBANIA, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to". Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar JOQ ALBANIA dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.