Pas kaosit të shkaktuar në aeroportin e Rinasit nga greva e kontrollorëve të trafikut ajror, Rama ka nisur zëvendësimin e këtyre të fundit me kontrollorë nga shtete të tjera. Pas atyre turq kanë mbërritur edhe 8 kontrollorë grekë. Ndërkohë, kryeministri Edi Rama ka thënë për emisionin “Log” se nuk e ka cilësuar një grusht shteti qëndrimin e kontrollorëve të Albcontrol në Rinas.
“Grusht shteti është fjalë e madhe shumë, s’e kam përdorur”,-tha Rama.
Siç duket Rama ka “lëshuar” Ballukun, e cila ka thënë për të disatën herë radhazi se në Rinas po bëhet një grusht shteti, ndërsa po tërhiqet vetë.