Sipërmarrësi italian Francesco Becchetti fitoi gjyqin me shtetin shqiptar, duke i fituar kështu Shqipërisë 110 milionë euro dëmshpërblim për mbylljen e televiziont të tij “Agon Channel” në vitin 2015 nga kryeministri Rama. Për këtë, shqiptarët i detyrohen me vendim gjykate të nxjerrin nga xhepi 110 mln euro për të paguar çështjen për interesat e Ramës. Në lidhje më këtë ka reaguar Erion Veliaj mbrëmjen e sotme, ku ka thënë se Partia Socialiste s’ka asnjë përgjegjësi, ndërsa shtoi se Becchetti është mjeshtër i spekulimit.
Veliaj u shpreh se:
Becchetti është mjeshtër i spekulimit. Partia Socialiste s’ka asnjë përgjegjësi. Nuk ka mbaruar procesi. Beccheti ka dashur të “sjelli plehra” në Shqipëri. Sa herë që ka një fatkeqësi, humbet shteti shqiptar, e kap Shqipërinë pandemia ose një tërmet, ka një pjesë e politikës që bëhet me tërmetin, Bccettin dhe pandeminë.
Rikujtojmë se arsyeja pse Rama vendosi ta mbyllte televizionin kritik ndaj tij, ishte se bënte një opozitë të shkëlqyer mediatike dhe në vend të një TV që i jepte shqiptarëve realitetin, u fali ERTV.