“Rebelët e Rinasit dhe ankthi i një regjimi”

Shkruar nga: N Hoxha | Publikuar më: 09.04.2021, 00:22

Nga Armand Shkullaku

Dështimin e qeverisë për të arritur një marrëveshje, pas gati një viti ankesash nga punonjësit e Albkontroll, gjë që degjeneroi me mbylljen e të vetmit aeroport në vend, Edi Rama e serviri si një grusht shteti të organizuar nga Sali Berisha dhe presidenti i vendit, Ilir Meta. Në vend të negociatave normale, që duhej t’i kishin dhënë zgjidhje me kohë këtij problemi, të gjendur përballë faktit të kryer, kryeministri dhe veglat e tij me radhë, stisën historinë e puçit, të pengmarrjes, të thikave pas shpine dhe u përpoqën të mbulojnë një skandal keqmenaxhimi me forca ushtarake dhe arrestime. Përtej populizmit që kërkon të nxisë urrejtjen duke afishuar rrogat e larta të një grupi kontrollorësh ajorë dhe përtej komplotit që Berisha dhe Meta paskëshin kurdisur nën hundën e të gjithpushtetshmit kryeministër, një pyetje e thjeshtë mund të bëhet gjithnjë: A do të kishte qenë e evitueshme kjo ngjarje nëse palët do të ishin ulur për të gjetur një kompromis? Rrëfimi i kontrollores së Rinasit/ Si u ulën rrogat mes tenderave të luksit në Albcontrol.

Sigurisht që kjo ka qenë e mundur. Por arroganca nuk është më një simptomë vetëm e liderit, ajo është kthyer në sëmundje e të gjithë piramidës qeverisëse. Kush ngre zërin, ndëshkohet. Kush ka ankesa, përjashtohet. Kush nuk ul kokën, dënohet. Kjo ka ndodhur edhe me një pjesë të punonjësve të Albkontrollit, kur disa prej tyre, megjithë kërkesat e vazhdueshme për bisedime, u pushuan nga puna dhe të tjerët u kërcënuan se do të kishin të njëjtin fat. Të mësuar me njerëz që nënshtrohen dhe ulin kokën për hir të bukës së përditshme që i madhi kryeministër “u fal”, ky i fundit dhe minstrja e tij u kapën të papërgatitur nga guximi i disa punonjësve të thjeshtë për t’i sfiduar ata.

Të habitur dhe të trembur se në këtë vend mund të ketë edhe njerëz të lirë që duan të luftojnë për të drejtat e tyre, Rama dhe shpura e tij sajuan planin e madh ogurzi të një grushti shteti që po kërcënon sigurinë kombëtare, po rrezikon forcat e Natos, po le popullin pa vaksina, të sëmurët pa spitale, të vdekurit pa varre… me qëllimin final destabilizimin e vendit në prag të zgjedhjeve. Disproporcioni mes një rebelimi të një grushti punonjësish dhe reagimit si në gjendje lufte të qeverisë, është tipik i sjelljes së regjimeve kur dikush guxon t’i sfidojë ato. Regjimet nuk ulen në negociata, nuk pranojnë dialog. Ato njohin bindjen e verbër dhe nënshtrimin nga halli apo nga frika.

Gjuha e Edi Ramës, e pabesueshme po ta imagjinoje 10 vite më parë, është shenja tipike e një regjimi që po i afrohet fundi. Historitë me grushte shteti, me presidenta e ish kryeministra që komplotojnë për të rrëzuar rendin demokratik, me armiq të brendshëm dhe aleatë të tyre në Kosovë, nuk janë të panjohura për veshët e shqiptarëve. Të thëna nga Edi Rama, po, janë disi befasuese në pamje të parë. Por po të shohësh trajektoren e pushtetit të tij, nuk përbën asnjë çudi që ai do të mbërrinte edhe në këtë pikë. Sa më i madh pushteti, aq më i madh ankthi për humbjen e tij. Vetëm një gjendje haluçinante, paranoje dhe deliri, të njohura për liderë të këtij kallëpi, mund të çojë në çmenduri të tilla si grushti i shtetit dhe zbulimi i grupeve armiqësore që duan të rrëzojnë pushtetin e popullit.

Duke arritur të shqiptojë diçka të tillë, Edi Rama përfundimisht na bën të fala. Të gjithë atyre që janë të detyruar të përsërisin apo të mbrojnë lajthitjet e regjimit, por i kanë ende mendtë në kokë, mjafton t’u bësh një pyetje: A do të kishte dështuar ky komplot i madh sikur autoritetet zyrtare të ishin ulur me kohë në tryezë me punonjësit e Albkontrollit? Të merresh me këta të fundit, pa hetuar shkaqet që i çuan në rebelim, do të thotë të refuzosh të kërkosh të vërtetën e plotë. Regjimet i mbulojnë këto të vërteta me balada si ato të grushtit të shtetit. Në fakt janë thjesht disa profesionistë që vepruan si njerëz të lirë. Liria e tyre, e detyroi kryeministrin europian, artist e sportist, të nxjerrë prangat. Vërtet ka prekur fundin.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit