Helmimi i disa qenve me acid klorhidrik në zonën e Kasharit nga Bashkia Tiranë pak ditë më parë, ka nxitur reagime të shumta tek qytetarët, të cilët janë shprehur mjaft të indinjuar për këtë mizori që po tregohet ndaj kafshëve. Për këtë arsye ata kanë mbajtur protesta të vazhdueshme para Bashkisë Tiranë, ku nuk kanë munguar as figura të njohura për publikun. Ata kanë protestuar për mënyrën me të cilën po trajtohen kafshët dhe që po vriten pa mëshirë. Ndërkohë një tjetër protestë do të mbahet diën e sotme në orën 12:00 pra Bashkisë organizuar nga figura publike dhe shoqata "Arsalbania". Motoja kryesore është "Stop rrëmbimit dhe vrasjes së qenve".