Qytetarë të ndryshëm kanë akuzuar në SPAK ditën e sotme kryetarin e bashkisë së Tiranës, Erion Veliajn. Mësohet se denoncimi ka ardhur për shkak të keqtrajtimit të qenve në kryeqytet. Ka qenë shoqëria civile dhe personzhe publikë të cilët kanë depozituar këtë padi. Protesta dhe padia e qytetarëve erdhi pas videos që publikoi JOQ në lidhje me keqtrajtimin e disa qenve në zonën e Yzberishtit. Sot, qytetarët shënuan ditën e katërt të protestës.
Ata kërkojnë krijimin e një parku për qentë dhe trajtimin veterinar të tyre.