Horror në Shqipëri! Bashkëmoshatarët i presin qafën të miturit, 15-vjeçari në gjendje kritike

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 09.04.2021, 18:24

Një përleshje mes të miturish në kryeqytet, ka përfunduar me masakrimin e një 15-vjecari, i cili është qëlluar me thikë në qafë dhe pas kësaj, fëmija tjetër që e ka dëmtuar rëndë për jetën, është arrestuar. Grupi i fëmijëve që u përfshinë në konflikt fizik me tavlla duhani dhe thika, përfunduan në polici dhe kur u pyetën për ngjarjen e rëndë, treguan se gjithçka kishte nisur pas një takimi për t’u sqaruar mes palëve, duke qenë se njëri ndër ta, i kishte bërë presion psikologjik shokut të tij.

Fëmija i dëmtuar rëndë dhe i goditur në qafë ka inicialet A.B. Ai është operuar në spitalin e traumës, ndërsa gjendja e tij shëndetësore pas ndërhyrjes vijon të jetë kritike. Burime nga policia thonë se grindja u raportua në sallën operative, ku njëri nga punonjësit e një qendre tregtare, kërkoi ndihmën e policisë për një fëmijë, i cili ishte rrëzuar i përgjakur në tokë.

“Në verandën e lokalit vihen re tavolina dhe karrige në formë të ç’rregullt dhe njolla gjaku. Në një karrige u gjet një telefon dhe një xhup në ngjyrë blu. Më pas këqyrja vazhdoi në një ambient të jashtëm, ku u gjet brenda një pakete një thikë me hapje mbyllje me ngjyrë të zezë, e ndotur me njolla të kuqe, si ato të gjakut, e cila u mor për verifikime të mëtejshme”, -thotë policia për Gazeta Si

Duke kërkuar të miturit e përfshirë në përleshje, policia gjeti dy të miturit e parë me inicialet K.P., dhe M.T. dhe më pas edhe të miturin e tretë, J.B. Ata janë pyetur në prani të prindërve dhe psikologëve për shkak të moshës së mitur.

Fëmija i parë tregon

Ai quhet K.P., nuk ka mbushur ende 15 vjeç dhe rrëfen se si bashkë me shokun e tij, M.T., u nisën për të pirë kafe në një lokal që gjendet në qendrën tregtare.

“Pasi vajtëm në lokal, porositëm kafe. Arsyeja pse shkova në lokal, ishte se lashë takim për t’u sqaruar me A.B.,(i plagosur rëndë me thikë më pas).

Dy fëmijët tregojnë se kanë pritur gjatë derisa aty kanë mbërritur A.B., dhe J.B., dhe ata nën moshë.

Fëmija tregon se së bashku me shokun, u larguan me vrap dhe e fshehën thikën në hyrje të një pallati tek ish-Parku i Autobusëve. Agjentët e pyesin, se përse kishin lënë takim me fëmijën e dëmtuar rëndë?

“Arsyeja është se para disa ditësh, shoku i tij pra shoku i A.B., kishte bërë sherr dhe ishte zënë me ca çuna që janë të vegjël në moshë. A. më mori mua më telefon dhe më kërkoi takim”,- thotë fëmija.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit