ALBCONTROL s’ka lekë për kontrollorët, por i jep 600 milionë Renis Tërshanës për 24 orë

Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 09.04.2021, 19:11

Ditët e fundit lajmi kryesor në media ka qenë bllokimi i punës në aeroportin e Rinasit për shkak të një problemi mes kontrollorëve ajrorë dhe shoqërisë ALBCONTROL. Kjo e fundit është shoqëri aksionare me kapital 100% shtetëror, pronë e Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik, Turizmit,Tregëtisë dhe Sipërmarrjes.

ALBCONTROL u krijua si ndërmarrje shtetërore në vitin 1992 dhe në 3 shkurt 1999, u transformua në shoqëri aksionare, e quajtur Agjencia Nacionale e Trafikut Ajror. ALBCONTROL menaxhon dhe kontrollon hapësirën ajrore Shqiptare (FIR), në përputhje me standartet ndërkombëtare të lundrimit ajror. Që prej vitit 2003, ALBCONTROL është anëtare e EUROCONTROL.

Problemi me kontrollorët ishte një problem pagese, pasi ndonëse pagat e kolegëve të tyre në vendet e tjera të rajonit shkonin nga 6 mijë deri në 9 mijë euro në muaj, ALBCONTROL i paguante ata vetëm 4 mijë euro. Mirëpo prej muajsh kjo rrogë ishte thuajse përgjysmuar duke arritur në nivelet e rreth 2500 euro në muaj. Zyrtarisht ALBCONTROL u justifikua se nuk kishte para për të paguar kontrollorët për shkak të situatës së COVID-19.

Mirëpo gjykuar nga tenderat që ky institucion ka organizuar, duket se kjo arsye nuk është shumë bindëse. Themi kështu pasi vetëm në 24 orë ALBCONTROL i ka dhënë plot 600 milionë lekë të vjetra me TVSH kompanisë R & T të biznesmenit Renis Tërshana. Bëhet fjalë për dy tendera, përkatësisht i pari me numër reference REF-88770-03-02-2021 dhe i dyti me numër reference REF-88761-03-02-2021.

Tenderi i parë ka për objekt “Shpenzime mirëmbajtje dhe blerje pjese ndërrimi për sistemin VCR RICHOCHET (JOTRON)” ndërsa i dyti ka për objekt “Blerje pjese ndërrimi dhe kontratë mirëmbajtje VCS – INDRA, GAREX”. Të dy tenderat janë dhënë në thuajse të njëjtat kushte, pasi në të dy ka marrë pjesë vetëm kompania fituese R & T pa asnjë konkurrent. Gjithashtu po tek të dy tenderat shikohet se vlera fituese është thuajse identike me vlerën e fondit limit, përkatesisht sa 99.93% tek tenderi i parë dhe 98.46% tek tenderi i dytë. A doni më për Belulin miq?

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit