Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Greqi, ku gazetari i kronikës së zezë George Karaivaz u ekzekutia me 6 plumba. Gruaja e gazetarit ishte në shtëpi me fëmijën e tyre kur gazetari u vra. Menjëherë sapo zbriti nga makina, për të hyrë më pas në shtëpinë e tij, ai është ekzekutuar nga dy persona, të cilët janë afruar me një skuter dhe nuk kanë qenë të maskuar, për të mos rënë në sy. Dyshohet se arma e përdorur prej tyre është pistoletë me silenciator, pasi fqinjët dhe familjarët e tij kanë deklaruar se nuk kanë dëgjuar krisma.
E tmerruar nga ngjarja e rëndë, gruaja e George doli nga shtëpia në rrugë, menjëherë pasi mjeku ligjor kishte përfunduar hulumtimin në terren dhe makina e funeralit mbërriti për të marrë kufomën e burrit të saj. Teksa qante me ngashërim dhe e shoqëruar nga dy persona që e mbanin, gruaja shkoi në vendin ku George Karaivaz la frymën e fundit.
Çifti kishte një fëmijë dhe njerëzit e afërt kanë nxituar për t’i mbështetur ata në orët më të vështira të jetës së tyre.
Burimi:protothema. Përktheu dhe përshtati:JOQ ALBANIA