OBSH ka deklaruar së fundmi se nuk ka "të dhëna adekuate" për ndërrimin e vaksinave Covid-19 midis dozave, pasi Franca tha se personave nën 55 vjeç që kanë marrë një dozë të parë AstraZeneca duhet të merrnin të dytën nga një vaksinë tjetër. Organizata Botërore e Shëndetësisë ka bërë thirrje për studime mbi të ashtuquajturën përzierjen dhe përputhjen midis vaksinave, por tha se nuk ka të dhëna gjithëpërfshirëse deri më tani mbi të cilat mund të bëjë ndonjë rekomandim.
Prandaj, agjencia shëndetësore e KB rekomandon që i njëjti produkt të përdoret për të dyja dozat. Në shkurt, Grupi Këshillimor Strategjik i OBSH-së i Ekspertëve për Imunizimin (SAGE) lëshoi rekomandimet e tij se si duhet të përdoret vaksina AstraZeneca-Oxford. Disa prova klinike po shikojnë efikasitetin e kombinimit të dy llojeve të vaksinave. Zëdhënësja e OBSH Margaret Harris u tha gazetarëve:
Burimi:france24 Përktheu dhe përshtati:JOQ ALBANIA