Iu hoqën armët vetëmbrojtëse, sindikata e policëve paralajmëron protestë: Jemi të pambrojtur para krimit

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 10.04.2021, 12:46

Sindikata e Shërbimeve Policore ka paralajmëruar një protestë pasi shprehen se iu janë shkelur të drejtat e tyre. Sindikata shprehet se mbi 3000 gardianë të besuar në Reformën e Drejtësisë lihen të pambrojtur para krimit. Nëpërmjet një letre drejtuar institucioneve më të larta të shtetit, sindikalistët kanë denoncuar shkeljet dhe abuzimet që janë bërë sipas tyre me të drejtat social-ekonomike të Policisë Penitenciare shqiptare. Sindikata ka listuar të gjitha shkeljet që po u bëhen punonjësve në Policinë e Burgjeve, duke përmendur këtu edhe faktin që iu janë hequr armët vetëmbrojtëse 90% te stafit policor penitenciar

DEKLARATA e PLOTË:

Sindikata e Shërbimeve Policore të ShqipërisëBarazi e Dinjitet për Policinë e Burgjeve !Jemi ketu, per te denoncuar shkeljet dhe abuzimet me te drejtat social-ekonomike te policise penitenciare shqiptare, si sherbim policor i sigurise jetike :

1- I vetmi shtet eksperimental ne bote, ku disa mendjeshkurter , u heqin armet personale vetembrojtese 90% te stafit policor penitenciar !-Ky eshte “grusht shteti” z.Kryeminister, pasi mbi 3000 Gardiane te besuar ne Reformen e Drejtesise, lihen te pambrojtur para krimit. Anulloni urdherin e carmatosjes, se nuk vijne as turq e as bangladeshas te ruajne burgjet!

2-Te vetmit punonjes shteti, qe u mohohet paga sipas nenit 87 te Kodit Punes per punen ne fundjave. Edhe ky eshte “grusht shteti” ndaj te drejtave themelore ne page e trajtim ! Riktheni pagesen e punes ne ditet e shtuna e te djela per Policine e Burgjeve!

3- Qe nga korriku i 2019-es, mbahen padrejtesisht pa u dhene Gradat per fituesit, duke u mohuar pagen dhe karrieren qindra gardianve shqiptar. Fajtoret jane ne kupolen e D.P.Burgjeve! Jepni Gradat e fituara me merite dhe ndaloni diskriminimin e stafit policor !

4- Kemi 1-vit qe i kerkojme M.Drejtesise qe Sindikata te jete pjese e Komisioneve Disiplinore qe nga baza e deri ne MD, pasi po “masakrohen” me masa ekstreme punonjesit nga D.P.Burgjeve, te cilet fitojne gjyqet dhe demtojne buxhetin e shtetit!

5-Drejtuesi burgjeve, bllokon padrejtesisht Dialogun Social, Aktivitetin Sindikal, Kontraten Kolektive ne fuqi dhe shantazhon e kercenon verbalisht antaret e sindikates .

Zoti Kryeminister!-Punonjesit e Policise Penitenciare, nuk jane “roje bostani” por sherbim sigurie jetike dhe punonjes me dinjitet!- Mos lejoni qe zyrtaruce ngatrrestare, te cenojne dinjitetin e mijera punonjesve, sepse behet fjale per “KULLA” me te rendesishme se ato te “Albkontrollit”, qe cdo lloj qeverie do bente mire llogarite ne rast Proteste! Respektoni Dialogun Social,Tripartetin, Sindikatat e bardha, Kontraten Kolektive, Kodin e Punes dhe Riktheni Ministrine e Punes si Arbitri kryesor i Maredhnjev te Punes. Sindikatat nuk jane “armiq te kllases” dhe as “grusht shtetas”, por Avokate te Punemarresve e te Ligjit!-Protesta dhe Greva nga Sindikatat jane Serum i Demokracise e sherim i qeverive autokrate qe shkelin Ligjin dhe Dialogun Social!

Sindikatat jane Drejtesia Sociale sipas Bashkimit Europian! Zoti Kryeminister!-Kerkesat tona bazike plotesohen per 24/ore dhe pa asnje fature shtese nga buxheti, pervec deshires e vullnetit per te zbutur acarimin e klimes sociale ne vlim e siper ! Nese mungon vullneti i zgjidhjes nga qeveria, me 21-Prill-2021, qytetaret do shohin nje Proteste shembullore e sipas Ligjit ! -“Faturen” e paguan Ministria e Drejtesise !

KESHILLI DREJTUES

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit