Ministri Filipçe ka thënë se sipas paralajmërimeve, këtë muaj priten rreth 300,000 doza: 200,000 nga “Sinofarm” nga Kina, rreth 11,000 nga marrëveshja e drejtpërdrejtë me “Fajzer”, 25,000 vaksina përmes marrëveshjeve trepalëshe me vendet anëtare të BE-së, sasi e re nga “Sputnik” rus dhe doza të tjera të “Astra Zeneka”-s përmes sistemit Kovaks.