Gjykata e la në arrest shtëpie, Flora Ndreca shpërthen në lot: I kemi dhënë jetën AlbControl-it

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 10.04.2021, 17:44

Gjatë ditës së sotme u zhvillua seanca gjyqësore për tre kontrollorët e trafikut ajror të Rinasit të cilët akuzohen për shpërdorim detyre. Gjykata ka vendosur arrest shtëpie për Flora Ndrecën dhe arrest me burg për dy kontrollorët e tjerë, Muhin Mezini dhe Armando Fezgajn. Në seancën e sotme gjyqësore, me dyer të mbyllura nga kqyrja e mesazheve të lexuara ka dalë edhe urdhri i një personi të katërt i cili shkruante “bllokoni kullën”. Gazetasi.al raporton se gjykata ka pyetur tre të dyshuarit se kush është ky person.

“Është shtetasi K.D dhe është kontrollor në AÇ/ APP që është salla për menaxhimin e trafikut ajror”, mësohet të kenë thënë në këtë seancë tre të dyshuarit.

Ndaj gjykata i ka lënë detyrë prokurorisë ta identifikojë këtë person. Flora Ndreca, e cila u la në arrest shtëpie, mësohet se ka shpërthyer në lot gjatë seancës duke deklaruar se i kishte falur jetën detyrës që kryente në Rinas.

Kam një fëmijë të vogël. I kemi dhënë ALBKONTROL-it jetën, por dhe kemi marrë prej tij.

Dy të dyshuarit e tjerë Muhin Mezini dhe Armando Fezga të cilët u lanë në arrest me burg thanë se kanë komunikuar në whatsapp, pasi kanë rol në sindikatën e pavarur të kontrollorëve të trafikut ajror. Armando Fegza, deklaroi se kishte porositur dhomat për të pushuar në hotelin pranë aeroportit stafi i kontrollorëve nga fondi i Sindikatës dhe jo nga xhepi i tij.

Ne vendosëm të pushonim aty në hotel pasi ishim të stresuar.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit