Me mbylljen e restauranteve, qytetarët kanë vërshuar parqet

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 10.04.2021, 23:39

Fundjava dhe moti i mirë i nxori shkupjanët jashtë. Në parkingun e Vodnos asnjë vend i lirë. Në hapësirën e gjelbër secili në mënyrën e vet po e shijonte ditën dhe rrezet e diellit. Në sy bie numri i madh i të rinjve, të cilët me mbylljen e kafeneve kanë vërshuar parqet.“Ja mirë, kemi dalë shoqëria, me birra sa për të dalë pak meqë gjithçka është e mbyllur. Na mungojnë kafenetë, kështu që duhet pak të dalim në natyrë, sepse në qytet është monoton. Të shtunave do të isha këtu, e në mbrëmje në ndonjë restorant”, u shpreh ky qytetar. “Edhe përkundër restrikcioneve dhe apeleve të autoriteteve shëndetësore për mosgrumbullim, si duket kjo nuk vlen për qytetarët të cilët sot kanë ardhur dhe po e shijojnë natyrën në Vodno”. Më i frekuentuar se mali i Vodnos ishte Parku i qytetit. Pothuajse e njëjta fotografi përsëritet edhe këtu. “Një atmosferë e ngjashme edhe në Parkun e qytetit, qytetarë nga të gjitha moshat kanë uzurpuar thuajse çdo cep të parkut”, përshkruan gazetarja situatën në Parkun e qytetit. Si duket parku ka ngelur i vetmi opsion i qytetarëve për rekreacion. “Nuk vij shpesh mirëpo për shkak se moti është i mirë dhe për faktin se janë mbyllur lokalet”. “Sot ka më shumë, është përplot sinqerisht, me siguri ngaqë i kanë mbyllur lokalet, nuk kanë çfarë të bëjnë njerëzit”. Nga e mërkura objektet hotelierike po qëndrojnë të mbyllura me vendim të Qeverisë e me rekomandim të Komisionit për sëmundje infektive. Vendi është në orë policore nga ora 20:00 deri në 5 të mëngjesit. Nëse situata epidemiologjike me virusin korona përkeqësohet, nga Ministria e Shëndetësisë kanë paralajmëruar masa shtesë.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit