JOQ Albania
Home

Turqia përuron tunelin që lidh dy kontinente
Shkruar nga: A Naçi | Publikuar më: 21/12/2016 11:44

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Ditën e djeshme presidenti i Turqisë Recep Erdogan së bashku me kryeministrin e Turqisë Binali Yldirim përuruan tunelin nënujor i cili lidh nën ujë Turqinë Aziatike dhe Turqinë Europiane.

Pjesa e tunelit që kalon nën det është 3.34 kilometra i gjatë, së bashku me qasjen në rrugë ky tunel shkon në 14.6 kilometra i gjatë. Në pikën më të ulët të tij tuneli arrin në 106.4 metra nën sipërfaqen e Ngushticës  së Bosforit.