Një i mitur është arrestuar për vrasjen e një 10-vjeçareje të identifikuar si Liliana 'Lily' Peters. Peters u zhduk mbrëmjen e së dielës. Babai i nxënëses së klasës së katërt denoncoi zhdukjen e saj rreth orës 21:00.
Trupi i saj u zbulua të hënën në mëngjes, 25 prill, në Wisconsin, SHBA. Ndërkohë, të martën në një konferencë për shtyp, shefi i policisë së Chippewa Matt Kelm njoftoi arrestimin e një djali të ri në lidhje me vrasjen e Peters.
Sipas mediave të huaja, shefi i policisë tregoi se fëmija nuk është person jo i njohur për Peters, ndërsa nuk tha se çfarë provash kishte policia dhe arrestoi të dyshuarin.
Peters po kthehej në shtëpi nga shtëpia e tezes së saj, kur të nesërmen u zbulua se ajo ishte vrarë. Trupi i vajzës së re ndodhet në zyrën e mjekësisë ligjore duke i nënshtruar një autopsie.