Bleu një dollap të përdorur në internet, burri gjen brenda raftit 150 mijë euro

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 27.04.2022, 18:32

Një burrë që bleu një dollap të përdorur në internet, u habit kur pa se brenda një rafti ndodheshin 150 mijë euro.

Thomas Heller, nga Bitterfield në Gjermani e bleu dollapin nga një çift të moshuar përmes një faqeje të njohur në internet.

Ai madje negocioi për çmimin, i cili fillimisht ishte 300 euro dhe më pas ra dakord për ta blerë për 240 euro.

Man finds £130k inside second-hand cabinets bought off eBay - Daily Star

Heller, i cili është drejtor menaxhues i një projekti të strehimit social, tha për mediat e huaja se gjeti një zarf të mbushur me shumë kartëmonedha.

Por në vend që të merrte paratë dhe t’i fuste në xhepin e tij, ai shkoi në polici për t'i dorëzuar ato.

Man finds £130,000 cash in second-hand cabinets he bought on eBay for £240… but returns the money - Goalz Online

E habitur nga shuma e parave dhe ndershmëria e burrit, policia e çoi çështjen në gjykatë dhe filloi një hetim për të gjetur pronarin e vërtetë të kuzhinës.

Hetimi zbuloi se paratë i përkisnin një gruaje 91-vjeçare nga qyteti i Halle, e cila ndodhet në një shtëpi të moshuarish, pasi burri i saj kishte ndërruar jetë.

Shitësi ishte në fakt nipi i së moshuarës, i cili tha për mediat vendase se nuk dinte asgjë për paratë e fshehura brenda dollapit.

I found £130k cash in kitchen cabinets from eBay …but there's a gutting twist – World Customer Guide

Sipas ligjit gjerman është vepër penale mbajtja e parave të gjetura, nga 10 euro dhe më shumë, ndërsa shkelësit mund të përballen me burgim deri në tre vjet.

Për faktin se Heller-i nuk i mbajti ato, atij në bazë të shumës që gjeti i takojnë 4,500 euro, të cilat i janë dhënë, por ai nuk ka vendosur ende se si t'i shpenzojë.

Man finds £130,000 cash in second-hand cabinets he bought on eBay for £240...but returns the money - USMAIL24.COM

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të klikoni këtu për të na kontaktuar.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit