Një murgeshë e cila konsiderohet si personi më i vjetër në planet ka ndarë 'sekretin' e saj për të qëndruar e re. Lucile Randon, e njohur si Andre, jeton në Toulon të Francës dhe këtë javë u shpall personi më i vjetër në botë. Sipas mediave të huaja, ajo është 118 vjeçe.
Ajo u bë banorja më e vjetër në botë javën e kaluar, pas vdekjes së Kane Tanaka e cila ishte 119 vjeçe.
Andre e cila tashmë nuk sheh më, ka kaluar dy luftëra botërore, pandemi globale dhe i mbijetoi edhe Covid-it.
Një grua që kujdeset për atë ka thënë se Andre pi çdo ditë një gotë verë dhe ndoshta ky mund të jetë sekreti i saj i jetëgjatësisë.