Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Itali, ku një 60-vjeçar ka goditur me thikë një 29-vjeçar shqiptar. Sipas mediave italiane, pas kësaj shqiptari i është nënshtruar një operacioni në spitalin “Maurizio Bufalini” në Cesena. Fatmirësisht ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Nga ana tjetër, 60-vjeçari i arrestuar u ka thënë hetuesve “Nuk mund të duroja më”. Deri në këto momente nuk dihen ende rrethanat e ngjarjes së rëndë.