Bota e futbollit është në zi. Mino Raiola, ka ndërruar jetë në Monte Carlo. Ndërkohë, lajmi i hidhur është konfirmuar edhe nga familjarët e tij të cilët kanë thënë se ai luftoi deri në fund.
Familja Raiola, përmes një postimi në Instagram ka treguar se Mino nuk ia doli dot pas sëmundjes që i mori jetën. Shkak i vdekjes thuhet se ka qenë kanceri në mushkëri.
Postimi i familjes:
Me pikëllim të thellë ndajmë lajmin e ndarjes nga jeta të agjentit më të kujdesshëm dhe të mrekullueshëm të futbollit që ka qenë ndonjëherë.
Mino luftoi deri në fund me të njëjtën forcë që vendosi në tavolinat e negociatave për të mbrojtur lojtarët. Si zakonisht, Mino na bëri krenarë dhe nuk e kuptoi kurrë.
Mino preku kaq shumë jetë përmes punës së tij dhe shkroi një kapitull të ri në historinë e futbollit modern. Prania e tij do të mungojë përgjithmonë.
Misioni i Minos për ta bërë futbollin një vend më të mirë për lojtarët do të vazhdojë me të njëjtin pasion.
Falënderojmë të gjithë për mbështetjen e madhe të marrë në këto kohë të vështira dhe kërkojmë respekt për privatësinë e familjes dhe miqve në këtë moment pikëllimi.
Familja Raiola