Një aksident i çuditshëm ka ndodhur pasditen e sotme në Korçë, ku një autoambulancë ka pësuar një aksident duke u kthyer me rrota “nga qielli”. Dyshohet se mjeti ka qenë duke lëvizur me shpejtësi në momentin e aksidentit. Mësohet se ambulanca është përplasur me një automjet tjetër. Nuk raportohet ndërkohë për viktima.