3.5 MLD LEKË Shkëlqim Fushës dhe Fiqiri Allmuçës të pastrojnë resortet e oligarkëve të Dhërmiut

Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 06.05.2022, 22:35

Kryebashkiaku i Himarës Jorgo Goro do paguajë me paratë e taksapaguesve himariotë oligarkët e vendit që të pastrojnë resortet për oligarkët e tjerë të Shqipërisë.

Mbi 1,6 MLD LEKË pa TVSH është Fondi Limit i tenderit të pastrimit për plazhet e bashkisë Himarë, ku përfshihen Jala, Dhërmiu, Palasa, Borshi, e të gjithë fshatrat e tjerë ku oligarkët e famshëm dhe investitorët strategjikë kanë ndërtuar resortet e tyre.

Në këtë tender janë shpallur dy fitues, FUSHA shpk e Shkëlqim Fushës dhe Silvio Pastrime e Fiqiri Allmuçës. Përkatësisht secili ka përfituar nga fondi i bashkisë 1.6 MLD Lekë pa TVSH. Pra në total për Lotin 1 të këtij tenderi, Fusha dhe Allmuça kanë përfituar së bashku mbi 3,5 MLD LEKË pa TVSH.

Ky tender ka në përbërje edhe lote të tjerë për pastrimin e plazheve të tjera të vendit ku oligarkët kanë marrë toka nga shteti dhe kanë ndërtuar vilat e tyre luksoze.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të klikoni këtu për të na kontaktuar.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit