Një nga njerëzit më të kërkuar është arrestuar në Britaninë e madhe pasi ishte në ndjekje prej 7 vitesh.
Bëhet fjalë për 30-vjeçarin, David Ungi, i cili u arrestua ne një qendër tregtare sipas mediave te huaja, pasi kishte vrarë një adoleshent.
Policia arrestoi gjithashtu dhe tre burra të tjerë, duke sekuestruar një armë zjarri 9 mm.
David ishte në listën e më të kërkuarve nga Agjencia Kombëtare e Krimit, që kur vrau adoleshentin 18-vjeçar, Vinny Waddington. Ai u qëllua në Liverpool në vitin 2015.
Waddington u qëllua përmes xhamit të makinës dhe u përplas me motoçikletën e tij. Vrasësi u largua nga Britania e Madhe brenda 24 orëve.
Burimi:BBC NEWS Përktheu dhe përshtati:JOQ ALBANIA