Mësuesja shpëton nxënësin që po vdiste nga mbytja: “E pashë si bëhej në televizor”

Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 09.05.2022, 19:28

Flavia Napolitano, 45 vjeç, një mësuese e shkollës fillore nga Perugia, të premten e kaluar shpëtoi një fëmijë gjatë pushimit, duke zbatuar manovrën Heimlic. “Ishte një nga ditët më të pabesueshme të jetës sime, m’u kujtua një episod nga seriali”, shpjegoi ajo.

“Ne ishim në klasë gjatë pushimit. Nxënësit po hanin mëngjes. Në një moment e vura re se një nxënës ishte bërë blu në fytyrë, nuk merrte më frymë”. Kjo është skena me të cilën mësuesja u përball ndërsa ishte në klasë me nxënësit në një shkollë fillore në Perugia.

"Shokët nuk e kishin vënë re. Unë menjëherë kërkova ndihmë me zë të lartë, por duhej të nxitoja dhe kështu u afrova, e vura në bark duke e mbështetur mbi gjurin tim. I dhashë katër goditje midis shpinës dhe qafës me vrull. Në goditjen e katërt, një copë buke i doli nga goja. Ai filloi të marrë frymë përsëri. Fillova të qaja, mendova se i kisha thyer disa brinjë. Më pas ka qenë babai i nxënësit që më ka bërë të qartë: “E rëndësishme është që është gjallë, ti i shpëtove jetën”, më tha. Për fat të mirë janë bërë të gjitha kontrollet dhe ai është mirë”.

Ngjarjet ndodhën të premten më 6 maj. I vogli filloi të ndihej keq gjatë pushimit. Mësuesja Flavia ka ndërhyrë menjëherë me manovrën e duhur, diçka që nuk e kishte praktikuar kurrë më parë: “E pashë në serialin Gray's Anatomy” pranoi gruaja. Mu kujtua dhe e vura në jetë me gjakftohtësi, shpjegoi ajo.

Burimi: FANPAGE | Përktheu dhe Përshtati: JOQ Albania

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të klikoni këtu për të na kontaktuar.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit