Rriten çmimet në Iran, populli del në protesta të dhunshme dhe kërkon vdekjen e Kryeministrit dhe Presidentit

Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 13.05.2022, 21:07

Një valë e madhe protestash është përhapur në të gjithë Iranin për shkak të rritjes tepër të madhe të çmimeve.

Protestat raportohen të jenë tepër të dhunshme dhe sipas mediave të huaja priten të përshkallëzohen akoma më tepër. Ndër thirrjet kryesore të protestuesëve janë “Vdekje për Raisi dhe Khamenei”, të cilët janë Kryeministri (de facto) dhe Presidenti i Iranit.

Sipas zyrtarëve iranianë në javët në vijim priten protesta të tjera edhe më të dhunshme. Ndërkaq shumë iranianë kanë bastisur supermarketet dhe dyqanet ushqimore.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të klikoni këtu për të na kontaktuar.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit