Një ngjarje aspak e zakontë raportohet të ketë ndodhur ditën e sotme në Tiranë në rrugën “Rrapo Hekali”. Dy policë të Policisë Bashkiake të Tiranës po vendosnin gjoba ndaj automjeteve të parkuar në këtë rrugë por janë përballur me një person që mendohet të jetë pronari i njërit prej automjeteve. Ky i fundit, sipas një videoje të mbërritur pranë redaksisë së Joq Albania, sulmon dy efektivët duke tentuar t’i rrahë dhe duke i sharë rëndë.
Ai madje arrin t’i heqë nga koka edhe kapelen njërit prej tyre. Gjatë konfliktit qytetari dëgjohet disa herë duke sharë policët me fjalët “Të haj të gjallë mor ti, o k*ri”. Qytetari duket mjaft i acaruar aq sa policët duket se frikësohen dhe tentojnë të largohen.