E-Albania mezi punon, Mirlinda e AKSHIT “dënd” Grigor Jotin dhe Ilir Beqajn me 700 milionë për mirëmbjatje

Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 16.05.2022, 22:29

Ditët e fundit që pas njoftimit nga Rama se të gjitha shërbimet e zyrave publike do të merren tashmë online nëpërmjet sistemit E-albania, ky i fundit pësoi mosfunksionim dhe ngadalësim tepër të lartë.

Të shumtë kanë qenë qytetarët që kanë denoncuar me foto e video pranë redaksisë sonë problemet me mosfunksionimin e këtij portali. Por sikur të mos mjaftonte kjo, drejtoresha e AKSHIT, Mirlinda Karçanaj, ka vendosur që të japë gati 700 milionë lekë të tjera nëpërmjet një tenderi për mirëmbajten e 209 shërbimeve të E-Albanias.

Këto para do t’i marrin dy personat që kanë marrë më shuma tendera nga të gjithë nga ky institucion, përkatësisht Grigor Joti i INFOSOFT dhe kompania e lidhur me Ilir Beqaj. Bëhet fjalë më konkretisht për tenderin me numër reference REF-22761-03-23-2022 dhe me objekt “Mirëmbajtja e 209 shërbimeve elektronike në portalin e-Albania”.

Fondi limit i tij është 61,380,000 lekë të reja pa TVSH ose rreth 730 milionë lekë të vjetra përfshirë TVSH. Pjesëmarrja në tender ka qenë e cunguar pasi kanë konkurruar vetëm 2 pjesëmarrës. Fitues është shpallur bashkimi i operatorëve “Infosoft Systems” + “IkubINFO” + “Intech +” për vlerën prej 57,241,320 lekë të reja pa TVSH ose rreth 700 milionë lekë të vjetra me TVSH.

Për këtë tender shikohet se është ndjekur një procedurë e hapur, mbi kufirin e lartë monetar. Ndërkaq vlera fituese rezulton të jetë sa 93% e vlerës së fondit limit. Gjithë këto para do të paguhen ngaj Grigor Jotit dhe firmës “Intech +” themelues i së cilës ka qenë Ilir Beqaj, për mirëmbajtjen e softëareve të teknologjisë së informacionit.

Pra ndonëse e-Albania mezi punon, 700 milionë lekë të tjera do të përfundojnë në xhepat e këtyre personave për mirëmbajtje.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit