Pas bashkimit të Borës dhe Donaldit, reagon Beatrix: Si i thonë mega-bomba në shqip?

Shkruar nga: N Hoxha | Publikuar më: 17.05.2022, 17:18

Mbrëmjen e djeshme Bora Zemani dhe Donald Veshaj ishin së bashku në një sfilatë dhe pas kësaj ka reagur edhe Beatrix Ramosaj.

Bora dhe Donaldi ishin të ftuar në një sfilatë në Kosovë, kur të gjithë po e prisnin se çfarë do të ndodhte kur ata të përballeshin. Por ata i kanë surprizuar të gjithë duke u shfaqur krah njëri-tjetrit.

Menjëherë më pas janë publikuar foto dhe video të dyshes, që duket se dalja e tyre në publik ka konfirmuar ribashkimin.

Megjithatë, Beatrix pas kësaj zhurme të madhe ka zgjedhur të publikojë një fotografi me ish-konkurrenten e Përputhen, Antonelën, ku ka shkruar:

Si i thonë mega-bomba në shqip?!

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit