Mirë se vini në Tiranë, aty ku bashkia mbush gropat në asfalt me dhe’

Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 19.05.2022, 20:08

Tirana është kryeqyteti jo vetëm i shqiptarëve por edhe i çudirave. Nga njëra anë Kryetari i Bashkisë del duke mbjellë pemë, nga ana tjetër punëtorët e tij mbushin gropat në asfalt me dhe’. Nuk dihet se në cilin parim shkencor është bazuar Erion Veliaj për të dalë në konkluzionin se gropat në asfalt mund të mbulohen me dhe’.

Në fakt as qytetarët e kryeqytetit nuk e kanë kuptuar dot këtë saqë janë skandalizuar kur e kanë parë si skenë. Ata kanë fotografuar një punëtor që është duke mbushur me dhe’ gropat e krijuara nga dëmtimi i asfaltit. Foto është bërë dje në aksin Kombinat-Plepa, pranë kthesës së Arbanës, Tiranë.

Nuk dihet se sa do të mbajë ky “asfalt” i ri, por ajo që ngel në mendje është se ku kanë shkuar gjithë ato para që mbahen nga taksat e qytetarëve të Tiranës? Sepse nëse nuk ka para as për gjerat më bazike si kjo, “vaj me det” miq, këto para përfundojnë diku tjetër.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit