Vdiq pasi ngeci në koshin e rrobave të përdorura, punëtori po kërkonte veshje për vajzën e vogël

Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 19.05.2022, 22:26

Një moldav i quajtuar Mihai Enache gjeti një vdekje tragjike në Itali, gjatë kohës që po kërkonte për rroba të përdorura për vajzën e tij në koshat publikë.

29-vjeçari banonte prej disa kohësh në Itali, pikërisht në Mestre, ku kishte gjetur një punë në port. Mendohet se mungesa e një pune stabël kishte detyruar moldavin që të kërkonte në koshat e rrobave të përdorura për veshje për vajzën e tij të vogël që së shpejti pritej të vinte në Itali bashkë me të ëmën.

Mihai Enache vdiq tragjikisht në mesnatën midis 12 dhe 13 maj duke u shtypur nga mekanizmi i përdorur për depozitimin e rrobave.

Burimi: Fanpage | Përktheu dhe Përshtati: JOQ ALBANIA

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit