Rama bën ‘thela’ paratë e popullit/ THIRRJE SPAK: 7.6 MLN € Nushit, 3 MLN € Allajbeut! Kur do HETOHEN?!

Shkruar nga: A Gjoni | Publikuar më: 02.06.2022, 18:40

Në një raport të fundit të KLSH, denoncohen disa vjedhje galopante që oligarkët i kanë bërë parave të shqiptarëve, e me shpresë pas leximit të këtij artikulli, do t’i harroni të gjitha ngjarjet me karakter rozë të ndodhura së fundmi në vend.

Dy oligarkët kryesorë të Shëndetësisë në vend, Vilma Nushi, përfituesja e koncesionit të Check Up prej 120 MLN € dhe Klodian Allajbeu përfituesi i koncesionit të Hemodliazës 8.6 MLD Lekë kanë mbushur xhepat me para nga Buxheti i Shtetit për shërbime që nuk i kanë kryer.

Nushi ka përfituar 7.6 MLN €, para këto të lëvruara nga FSDKSH (Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor). Për vitet (2015-2019), Vilma Nushi ka përfituar 930 MLN Lekë për shërbime që nuk i ka kryer, zbulon auditi i KLSH.

Allajbeu nga ana tjetër ka përfituar 3 MLN € të tjera, ndërkohë që një gjymë Milioni Dollarë e ka marrë pa e nisur shërbimin e të sëmurëve nga veshkat.

Oligarku i cili renditet në vend te tretë për vjedhjet që i bëhen parave të shqiptarëve, është Janis Karathanos përfituesi i koncesionit të laboratorëve. Ky i fundit ka përfituar koncesionin me vlerë 104 MLN € nga qeveria. Për këtë të fundit ka pasur kundërshtime nga FMN, pasi kompanitë e tij rezultonin të skeduara në Spanjë si subjekte aktivitetesh kriminale.

Sani Service e Ilir Rrapajt ka përfituar koncesionin e sterilizimit me vlerë 100 MLN $. Rrapaj njihet edhe si shoku i Ilir Beqajt i cili i mundësoi të merrte thasët me para në këtë aferë të frikshme. Ky i fundit e ka përfituar koncesionin me vetëm 3 punëtorë në kompani ndërkohë që ishte emigrant në Itali.

Pagesat për 4 kontratat koncesionare më të mëdha në Shqipëri përfshijnë një pjesë të madhe të parave të Buxhetit të Shtetit për Shëndetësinë dhe raportet e KLSH kanë zbuluar se pagesat shkojnë për shërbime që pacientët nuk i marrin aspak nga kompanitë koncesionare.

7.6 MLN € për Vilma Nushin

Pra janë vlera në disa milionë euro që këto kompani përfitojnë për shërbime të pakryera, përfshirë këtu edhe kohën e pandemisë, ku Rama deklaroi se koncesioni i Check Up dp pezullohet përkohësisht, por në fakt Vilma Nushi vazhdoni të paguhej me taksat e shqiptarëve qyl.

Pavarësisht se konsiderohej e pezulluar, 3P Life Logistics e Vilma Nushit dhe nipit të saj Endrit Hidos në 4-mujorin e parë të vitit 2020 përfitoi 352 MLN Lekë nga Buxheti i Shtetit.

3 MLN € për Klodian Allajbeun

Në auditin e fundit të KLSH konstatohet se gjatë vitit 2020 numërohen 3654 seanca dialize të parealizuara, për të cilat kompania ‘DiaVita’ është paguar qyl nga paratë e qytetarëve të varfër shqiptarë.

Raporti

“Për vitin 2020, konstatohet se është arritur dhe tejkaluar projeksioni në dy rajone dhe nuk është arritur projeksioni për rajonet Shkodër, Vlorë dhe Korçë, ku faturimi është kryer për vlerat e projektuara dhe jo për nivelin faktik të shërbimit nën projeksion.

Në total, efekti i financimit të shërbimit të pakryer që në implementimin e kësaj kontratë koncesionare në vitin 2016 e deri në fund të vitit 2020 vlerësohet në shumën 352 milionë lekë.“-shkruan raporti i KLSH.

Të njëjtën gjë ka konstatuar edhe një raport i FSDKSH

“Mungesa e përmirësimit të kushteve të kontratës ka bërë që Fondi t’i paguajë koncesionarit DiaVita, vetëm për periudhën Janar-Gusht 2020, një vlerë prej 32.6 milionë lekë për seancat e parealizuara sipas projeksionit,” shkruhet në raportin e auditit të FSDKSH-së.

Bazuar në raportet e sakta dhe denoncuese të KLSH për shpërdorimin dhe abuzimin me fondet e buxjetit të shtetit, SPAK nuk ka patur asnjë reagim.

Kjo vjedhje ulëritëse që rëndon në xhepat e qytetarëve shqiptarë po lihet të kalohet si një raport rastësor pasi Arben Kraja e ka normalizuar korrupsionin në vend nga qeveria si vepër penale.

Pyetja që mundon opinionin publik dhe atë të huaj, pasi skandale të tilla bëhen publike dhe marrin përmasa të mëdha, është se kur SPAK do nisë një çështje hetimore për të vënë përpara ligjit abuzuesit e përfituesit e fondeve publike?!

Vjedhja ka një autor dhe përgjegjësia nuk mund të mbetet jetime, sikur dëshiron të kalojë në heshtje kreu i SPAK Arben Kraja.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit