Ndërkohë që mediat merren me nusen e Librazhdit, ujësjellësi i Veliajt “gllabëron” 3 miliardë lekë

Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 02.06.2022, 20:09

Është bërë e zakonshme tashmë që kur duhet spostuar vëmendja nga skandalet e njëpasnjëshme të qeverisë dhe të pushtetit vendor, zyrat propagandistike merren me fabrikimin e ngjarjeve për heqjen e vëmendjes. Duket se i tillë ka qenë edhe rasti i para pak ditëve kur mediat e partisë në kor dhe me një regji të vetme, u morën me një video të nje nuseje nga një zonë e Librazhdit, duke u indinjuar jashtëzakonisht shumë.

Një indinjim ky që kurrë nuk e kanë bërë në rastin e rritjes së çmimeve të artikujve bazë ushqimorë apo të karburanteve. Pa përmendur këtu vjedhjet galopante që bëhen me tendera. E duket se këtë rast e ka shfrytëzuar edhe Ujësjellësi i Tiranës në varësi të kryetar Veliajt, i cili qetë-qetë dhe pa zhurmë ka shpërdoruar gati 3 miliardë lekë të vjetra. Bëhet fjalë për tenderin me numër reference REF-25396-04-15-2022 dhe me objekt "Ndërtim rrjet ujësjellësi në zonën e Autostradës Tiranë -Durrës".

Duke hulumtuar dosjen e këtij tenderi, vihet re se kanë marrë pjesë në garë 6 kompani, nga të cilat për habi njëra ka ofruar zero lekë. Nga 5 të tjerat e mbetura, dy kanë ofruar vlera më të ulëta se firma që është shpallur fituese. Më konkretisht fituese ka dalë BOE L.T.E Construction sh.p.k & Ndregjoni sh.p.k me vlerë të ofruar prej 232,817,029 lekë të reja pa TVSH ose gati 3 miliard lekë të vjetra përfshirë TVSH.

Është e habitshme se si ndonëse dy firma kanë ofruar vlera bindshëm më të ulëta, nuk janë marrë në konsideratë dhe nuk janë shpallur fituese. Për krahasim, diferenca mes vlerës fituese dhe vlerës më të ulët të ofruar është mbi 550 milionë lekë të vjetra me TVSH. Një diferencë skandaloze që në rastin më të mirë është një humbje e pastër për shtetin. Jo vetëm kaq, por rezulton se vlera fituese është sa 89% e fondit limit të tenderit, duke ngritur dyshime të forta për manipulim dhe paracaktim fituesi.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit