“Jepi ujë, jepi ujë”/ Panik te Bulevardi i Ri, tmerrohen qytetarët nga sherri i madh mes adoleshentëve   

Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 02.06.2022, 22:05

Një sherr i madh raportohet të ketë ndodhur pasditen e sotme tek Bulevardi i Ri në Tiranë, pranë ish-stacionit të trenit. Një grup adoleshentësh është zënë keq me njëri-tjetrin me grushta e shkelma, madje njëri prej tyre shihet i shtrirë në tokë pa ndjenja.

Nga videot amatore të mbërritura pranë redaksisë sonë shikohen njerëz të frikësuar që vrapojnë të ndihmojnë një të ri që gjendet pa ndjenja në tokë. Duket se edhe policët që mbërrijnë e kanë të pamundur t’i ndajnë menjëherë. Ndërkohë nga dëshmitarët raportohet se u shoqëruan në polici disa prej adoleshentëve.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit