Mjerim dhe varfëri në Golem/ Gratë e gjora zihen më njëra-tjetrën për vendin e shitjes së rrobave

Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 03.06.2022, 20:11

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në plazhin e Golemit ku dy gra janë zënë me duar e këmbë me njëra-tjetrën para syve kurreshtarë të pushuesëve. Mësohet se sherri nisi për shkak të vendit të shitjes së rrobave, ku siç duket të dyja pretendonin të njëjtën hapësirë.

Por kjo ngjarje ndonëse duket si një sherr banal, në të vërtetë në vetvete paraqet një problem mjaft të madh shoqëror. Paraqet krizën e vështirë ekonomike që më së shumti ka goditur më rëndë shtresat e varfëra aq sa detyrohen të zihen për një vend shitjeje rrobash. Natyrisht nuk e kanë bërë për qejf apo për të treguar se cila është më e zonja në sherr, por thjesht e vetëm për një gjë: për bukën e gojës.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit