Rama i jep 450 MLN € oligarkut Bashkim Ulaj/ Taksë Rruge për shqiptarët: 2.5€ makinat 4-vendëshe

Shkruar nga: A Gjoni | Publikuar më: 05.06.2022, 13:43

Teksa të gjithë po heshtin mbi koncesionin korruptiv të Thumanë-Kashar, sipas zërave underground Lulzim Basha ka 15% të aferës së oligarkut Bashkim Ulaj me qeverinë, me letra.

Pavarësisht se ky i fundit, po ashtu mik me opozitën por edhe me Veliajn, e sulmon Ramën me median e tij me porosi të kryebashkiakut, i vjel paratë e Buxhetit të Shtetit dhe forcon kështu më tej miqësinë.

Koncesioni me vlerë marramendëse prej 370 MLN € që do të financohet nga xhepat e popullit, iu ridha oligarkut pas një loje për publikun me gjykatat, përfshirë këtu edhe financimin nga populli të interesit bankar të kompanisë mbi kredinë që do të marrë për ndërtimin e rrugës. Nga ky koncesion që përfshin ndërtimin e rrugës dhe mirëmbajtjen e saj, është projektuar fitimi për Ulajn në vlerën 450 MLN € për 35 vite.

Rruga e ndërtuar e cila përfundon në 2024-ën, do të ketë një gjatësi prej 20.8 km dhe ky koncesion është cilësuar si “rruga e shtruar me ar” pasi 1 km do t’u kushtojë xhepave të qytetarëve 22 MLN €.

Fitimi marramendës i oligarkut do të realizohet nëpërmjet një trau me pagesë për të gjitha automjetet që do ta përshkrojnë. Tarifa për mjetet normale 4-vendëshe do të jetë 2.5€. Një çmenduri zhvatjeje për qytetarët shqiptarë që në financimin e rrugës që do ndërtojë oligarku me paratë e taksave të popullit dhe vjeljes së dyfishtë nga taksa e rrugës që do u mbahet.

Tarifa e pagesës për 1 kilometër llogaritet të jetë 12 cent, një nga më të lartat në Europë, ndërkohë që mesatarja europiane për rrugët më kualitative është 7 cent/km.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit